Databaza e pagave në rrjetet sociale, PD: Skandal i përmasave të jashtëzakonshme, Rama të dorëhiqet

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 13:31 | Politikë
Databaza e pagave në rrjetet sociale, PD: Skandal i përmasave të

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me databazën e të dhënave mbi rrogën dhe të dhënat personale të qindra mijëra personave, që po qarkullon në rrjetet sociale.

Në emër të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se vendi ndodhet përballë “një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri”.

Sipas tij, “ Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve. Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e së njëjtës skemë patronazhimi të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve”. 

Ai shtoi se “lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale” , duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

https://a2news.com/2021/12/22/publikohet-lista-me-paga-te-qindra-mijera-qytetareve-prokuroria-nis-verifikim-per-skandalin/

Gjatë fushatës zgjedhore u publikuan “online” të dhënat e patronazhistëve të Partisë Socialiste me të dhënat e qytetarëve, por SPAK nuk nxori përgjegjës.

Ndërkohë, sot Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin pas kallëzimit të bërë nga një grup qytetarësh lidhur me databazën e Tatimeve për pagat në sektorin publik e privat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos