“S’kemi pasur asnjëherë shtet”, Prifti: Korrupsioni ka arritur në nivele kriminalizimi, nuk bën dot pa të

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 11:08 | Ekonomi
“S’kemi pasur asnjëherë shtet”, Prifti: Korrupsioni

Teksa u diskutua për klimën e biznesit dhe korrupsionit, pedagogu Rezart Prifti u shpreh në A2 se në 10 vitet e fundit ky fenomen është bërë shumë shqetësues dhe bizneset sipas tij, nuk mund të bëjnë më pa korrupsionin.

Ajo që është më shqetësuese, sipas Priftit, është se nuk ka dritë në fund të tunelit. “Ne nuk kemi pasur asnjëherë sisteme, asnjëherë shtet. Në dekadën e fundit, korrupsioni ka arritur në nivele kriminalizimi. Pra, nuk bën dot më pa të. Dikur mund të bëjë dhe pa të, në 10 veprime, dy mund t’i bëjë ose 5 mund t’i bëjë pa korrupsion, ndërsa sot është bërë çdo gjë e tillë. Po të shkosh në dogana, në tatime, të thotë ai, do ha edhe unë. Madje, ta bën edhe llogarinë shumë mirë.

Biznesi ka një problem që është klima e biznesit. Nuk është vetëm çështja e korrupsionit, por tashmë ky biznes nuk shikon më dritë në fund të tunelit, nuk i beson më as këta njerëzit që artikulojnë për korrupsionit”, u shpreh Prifti.

Ndërkohë, Producentja Ekzekutive e Biznesit në A2, Aurora Sulçe, u shpreh se korrupsioni bëhet edhe më problematik në fund të mandateve qeverisëse. “I gjithë sistemi, e gjithë administrata përgatiten për zgjedhje dhe përgjegjshmëria ndaj detyrës fillon dhe bie”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos