Ziadin Sela dorëhiqet nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 07:44 | Ballkani
Ziadin Sela dorëhiqet nga posti i kryetarit të Aleancës për

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pasi ajo nuk fitoi asnjë post anëtari në Këshillin Komunal të Tetovës në zgjedhjet e së shtunës.

Sela e njoftoi dorëheqjen në një konferencë shtypi të dielën pas takimit me kryesinë e partisë në Tetovë.

Ai deklaroi se rezultati i keq në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës erdhi si pasojë e akteve të sabotazhit nga brenda partisë që kishin si qëllim dobësimin e saj.

Ai bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar të ASH-së sepse statuti i partisë e mundëson këtë gjë vetëm për dy mandate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos