
“Kalimi i kompetencave të KLGJ e KLP dhe komisionerëve publikë te drejtuesi i SPAK mund të cenojë koherencën dhe konsistencën”. Kështu u shpreh drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj në studion e Debatit me Alba Alishanin, duke folur mbi presionin e ndërkombëtarëve për zgjatjen e organeve të vetingut. Sipas saj Venecia kërkoi që procesi të ishte i kufizuar në kohë se riskonte të kthehej nga një masë e përkohshme në masë të gjatë dhe krijonte mbivendosje.
“Këto janë disa nga arsyet pse ne si komitet i Helsinkit në rekomandimet që i kemi adresuar Këshillit të legjislacionit në Kuvend. Kemi propozuar që mandati i vetingut të zgjatet. Kjo jo vetëm që nuk ka burime njerëzore të dedikuara dhe specializuara për një proces specifik të rregullt, riskohet të cenohet konsistenca dhe koherenca e vendimmarrjeve dhe standardeve që deri diku janë elaboruar nga organet e vetingut. Ne kemi patur dhe kritikat tona në disa raste sporadike, pasi duhet të kishte një linjë më të unifikuar e konsoliduar të këtyre vendimmarrjeve. Jemi në vitin e fundit të KPK. Kalimi i kompetencave te KLGJ e KLP dhe komisionerëve publikë te drejtuesi i SPAK përveç se mund të cenojë koherencën dhe konsistencën sikurse është theksuar edhe nga Komisioni i Venecias në 14 dhjetor 2021. Në këtë opinion shprehet qartazi se pavarësisht që procesi i vetingut duhet të ishte i kufizuar në kohë, pasi me propozimet për ndryshimet në kushtetutë u propozua që mandati i KPK të ishte 9 vjet dhe mandati KPA 11 vjet, po Venecia kërkoi që procesi të ishte i kufizuar në kohë se riskonte të kthehej nga një masë e përkohshme në masë të gjatë dhe krijonte mbivendosje”.
Skëndaj thekson se zgjatja e organeve të vetingut do të jetë deri në 2024, pasi institucionet kanë dalë garant që do ta përfundojnë këtë proces deri në këtë vit. Ajo paralajmëron se një e treta e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të vetohet, nëse amendamentet kushtetuese nuk miratohen nesër nga kuvendi.
“Zgjatja do të jetë deri në 2024. Institucionet kanë dalë garant që do ta përfundojnë këtë proces deri në 2024 kjo mbetet për tu parë por nga ana tjetër duhet të theksojmë se Venecia njeh disa nga arsyet objektive që kanë sjellë këto vonesa. Ndërsa vendos në pikëpyetje vonesat me krijimin dhe stafin janë të diskutueshme nuk i merr si arsye objektive dhe njeh vonesat për shkak të pandemisë Dhe kjo e çon Venecian nën një qëndrim që rekomandon zgjatjen e organeve të vetingut dhe deri në korrik, pasi një e treta e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të vetohet, ngelet jashtë nëse amendamentet kushtetuese nuk miratohen nesër nga kuvendi”. (A2 Televizion)