Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 17:32 | Futboll

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

Klubi i Futbollit Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vangjel Mile, përcjell A2 CNN.

Përmes një njoftimi, vetë Klubi bën të ditut se bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili.

Duke falënderuar Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe, Klubi i Futbollit Tirana shkruan se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të skuadrës.

Njoftimi i Klubit të Futbollit Tirana:

Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.

KF Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos