
Sali Berisha i cilësoi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si mjaft të rëndësishme për të bërë atë që ai e cilësoi si “ndryshimin e madh”.
Gjatë prezantimit të kandidatit të PD për bashkinë e Lushnjës, lideri historik i demokratëve sërish hoqi një paralele mes kandidatit socialist dhe atij të propozuar nga PD zyrtare e Lulzim Bashës.
“Ka vendosur logon dhe vulën e partisë në dispozicion të Ramës, çdo votë për kandidatin e tij është votë për Ramën”, deklaroi ai.
Berisha akuzoi se drejtuesi politik i socialisteve për qarkun e Fierit, Taulant Balla, po bën fushatën e kandidatit të Bashës. “Nuk vjen të bëj fushatë për veten e tij, tani bën fushatë për Lul Bravën”, ishin fjalët e tij.
Ndryshimin, lushnjarëve ua premtoi edhe kandidati Elton Bano. Ai së bashku me kandidatët e tjerë të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” u regjistruan edhe zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve disa orë para përfundimit të afatit. (A2 Televizion)