“Presim bashkëpunim të fortë”, ambasadorja Yuri Kim takon nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 19:33 | Politikë
“Presim bashkëpunim të fortë”, ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj.

Kim uroi zotin Gjekmarkaj për detyrën e re si zv/kryetar i Parlamentit.

“Kënaqësi të takoja deputetin e PD-së, Agron Gjekmarkaj sot. Ne i urojmë atij suksese në përgjegjësitë e reja drejtuese si Zv/Kryetar i Parlamentit dhe mirëpresim bashkëpunimin e fortë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane në Twitter. (A2 Televizion)

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1491478689808326665?t=9l5slRFVYhR439lbBYVuNg&s=08

A2 CNN Livestream

Latest Videos