
Partia Socialiste ka prezantuar kandidaten për Bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
“Mbështetja juaj për Majlindën jam e bindur që hap një kapitull të ri, jo thjesht për bashkinë që duam, por për Shkodrën që duam, që të ecë me ritmin e kohës dhe të bëhet vendi ku doni të jetoni dhe të rrisni fëmijët tuaj”, tha Olta Xhaçka.
Vetë kandidatja u shpreh: “Përkushtimi për të dëgjuar çdo banor të kësaj bashkie, do të udhëheqin vlerat e bashkëpunimit tonë, për t’i kthyer Shkodrës dinjitetin. Përvoja ime si sipërmarrëse, si prefekte dhe banore, do të më udhëheqin në realizimin e prioriteteve tona”. (A2 Televizion)