
Julian Ahmataj nuk do të jetë më në krye të stolit të Skënderbeut. Skuadra korçare ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se trajneri është shkakruar pas rezultateve të dobëta.
Ndeshja e fundit e Skënderbeut ishte ajo ndaj Kukësit, ku u mund 4-0.
“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin. Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit. I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen”.
Në 17 javët e para, Skënderbeu ka marrë 2 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje, duke u renditur në vendin e fundit me 12 pikë, aq sa Bylisi. (A2 Televizion)