Disa skiatorë mendohet të kenë humbur jetën në Zvicër si pasojë e një orteku që goditi pistën në resortin e Andermatt.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit kur pista e skive të qytetit të vogël zvicerian frekuentohet nga një numër i madh turistësh dhe skiatorësh.
Deri tani raportohet se dy persona të lënduar rëndë janë dërguar me helikopterë në spital, ndërkohë që vijohet kërkimi për të tjerë që dyshohet të jenë zënë poshtë nga masivi i madh i borës.
Ende nuk dihet numri i skiatorëve që mund të jenë përfshirë nga orteku, por autoritetet raportojnë se mund të jenë disa. (A2 Televizion)