Slloveni bën historinë e Tour de France, fituesi më i ri nga viti 1904

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 20:12 | Sporte të tjera

Çiklisti slloven Tadej Pogacar ka shkruar historinë e disiplinës së tij sportive duke fituar edicionin e këtij viti të Tour De Francë, në moshën 22-vjeçare, me nje ditëlindje triumfale të festuar javën e kaluar.   

Pogacar hyn kështu në librat mbi garën më të famshme në botë pasi është fituesi më i ri nga viti 1904. Triumfi i tij do të kujtohet gjatë, pasi deri në garën e së shtunës, favoriti absolut ishte bashkatdhetari i tij Primoz Roglic, që mbante fanellën e verdhë ikonike nga etapa e nëntë e garës.

Tadej Pogacar, fituesi më i ri nga viti 1904

Por një performancë e shkëlqyer e të riut në garën malore, i dha një avantazh prej 59 sekondash që nuk mund të rekuperohej dot në etapën e fundit, të Parisit, ku tradicionalisht nuk luftohet për fitoren finale.

Bashkatdhetari Roglic, favoriti për fitoren, uron Pogacar

Edicioni i Tour de France u spostua nga data e parashikuar, gjatë muajit korrik, për shkak të masave kundër COVID-19.

https://twitter.com/letourdata/status/1307704923484758016

Edhe prania e publikut ishte shumë më e limituar, ku vetëm 5 mijë persona lejoheshin të brohorisnin idhujt e tyre sportivë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos