
Ty Lawson, basketbollist amerikan me shumë eksperiencë në NBA dhe që aktualisht luan në Kinë, është pezulluar përjetë nga Liga Kineze e Basketbollit për shkak të disa komenteve të papërshtatshme që bëri në Instagram.
Amerikani i Fujian Sturgeons publikoi në Instagram një koment seksist që e shoqëroi me një foto të tijën në një klub striptizmi.
Klubi i tij tha se një koment i tillë bie ndesh me vlerat e klubit dhe kanë sjellë pasoja shoqërore të rënda për vetë ekipin dhe kampionatin e basketbollit kinez.
Ty Lawson ka luajtur në NBA me Denver Nuggets për 6 sezone, më pas me Houston Rockets, Indiana Pacers dhe Sacramento Kings, përpara se të shkonte në Kinë në vitin 2018. (A2 Televizion)