MotoGP, tripletë spanjolle në Itali; Dovizioso ruan kryesimin e renditjes së përgjithshme

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 15:06 | Sporte të tjera
MotoGP, tripletë spanjolle në Itali; Dovizioso ruan kryesimin e

Maverick Vinales me Yamaha është fituesi i Çmimit të Madh të Emilja Romanjës në MotoGP.

Piloti spanjoll la pas bashkëkombasit e tij Joan Mir (Suzuki) dhe Pol Espargaro (KTM), në tripletën e parë spanjolle të sezonit.

Një festë spanjolle që u bë e mundur nga gabimi i italianit Francesco Bagniaia, i cili ishte në kryesim dhe shumë pranë fitores së parë në karrierë para se të rrëzohej 7 xhiro nga fundi i garës.

Garë për t’u harruar edhe për Valentino Rossin, i cili u tërhoq.

Vetëm vend i tetë për Andrea Dovizioson me Ducati, por mjaftueshëm sa për të ruajtur ende kryesimin e renditjes së përgjithshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos