Neurologu gjerman për Schumacher: Mund të bëjë ndonjë hap, por jo më shumë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 08:46 | Sporte të tjera
Neurologu gjerman për Schumacher: Mund të bëjë ndonjë

Në një dokumentar për Michael Schumacher, të realizuar nga “TMC France, neurologu gjerman Erich Riederer ka folur për gjendjen shëndetësore të ish-kampionit të botës në Formula 1.

Që prej dhjetorit të vitit 2013, legjenda gjermane e F1 nuk është shfaqur asnjëherë në publik, madje edhe gruaja e tij ka qëndruar e mbyllur. I vetmi që ka hedhur ndonjë fjalë të rrallë ka qenë ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt.

Megjithatë, fjalët e neurologut gjerman nuk janë aspak optimiste për gjendjen shëndetësore të 51-vjeçarit.

“Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë. Mendoj se është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk përgjigjet”, ka thënë ndër të tjera Riederer. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/11/e-vizitova-javen-e-kaluar-jean-todt-tregon-luften-e-michael-schumacher/

A2 CNN Livestream

Latest Videos