Raikkonen tallet me Hamiltonin: Evolucioni i një piloti të Formula 1

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 09:40 | Sporte të tjera

Kimi Raikkonen, piloti veteran i Formula 1, ka shpërndarë në Instagramin e tij një “meme” që vë në lojë kampionin në fuqi, Lewis Hamilton.

Ai krahason stilin e James Hunt, kampion në vitin 1976, me atë të britanikut. Hunt shihet në foto vetëm me xhinse, duke pirë birrë e duke tymosur. Ndërkohë, Hamilton duket në foto me një kostum shumë të çuditshëm.

Pas kësaj fotoje, finlandezi postoi një foto të tijën ku duket qartë që është i pirë dhe shkruan: “Ka ende shpresë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos