
1 vit mungesë për Lebron James dhe plot 9 vite për Lakers. Skuadra nga Los Angeles i është rikthyer finaleve të NBA së bashku me yllin e basketbollit amerikan.
Los Angeles Lakers mposhtën në ndeshjen e pestë, Huston Rockets, dhe pas një dekade do të luajnë në finalen e konferencës së Perëndimit, atje ku presin fituesin e duelit Los Angeles, Clipers-Denver Nuggets.
Le Bron James udhëhoqi skuadrën e tij drejt finales, me 29 pikë, 11 rebound dhe 7 asite ndërsa Lakers triumfuan me diferencë 119-96 në aktin e fundit përballë Rockets të James Harden.
Verdheblutë nuk ia dilnin prej gjashtë sezonesh të kualifikoheshin në finalet e play off. Për ky sezon është një tjetër histori për Lakers që është pretendent për titullin që mungon që prej vitit 2010.
Në konferencën e Lindjes ndërkohë finalja është përcaktuar, me Boston Celtics, skuadrën më të titulluar të të gjitha kohërave dhe Miami Heat që përplasen këtë të mërkurë për herë të parë në serinë e finaleve.
Nuggets ndërkohë barazuan serinë e ndeshjes në 3 me 3 me Clipers dhe do të vendoset, gjithashtu të mërkurën, se cila do të jetë skuadra që do të sfidojë Lakers në finalen e konferencës së Perëndimit. (A2 Televizion)