All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Smeraldi “luan” zbulohet në Zambia, vlen mbi 2 milionë euro

Nga A2 CNN
31 Tetor 2018, 11:19 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Një smerald 5655 karatësh është zbuluar në minierat e Zambias dhe kompania që e zotëron thotë se mund të vlerë deri në 2,25 milionë euro në ankand. Smeraldi, i gjetur nga “Gemfield Mines” në Kangem, tha gjithashtu se guri i çmuar peshonte mbi 1 kilogram.

Ai është emëruar “Inkalamu” që do të thotë “luan” në gjuhën lokale Bemba. Guri, që vlerësohet si një ndër më ta pastrit e gjetur ndonjëherë, do të pritet në copa më të vogla dhe do të nxirret në shitje në nëntor në Singapor.

All - Paragraf - 3

Smeraldet janë më të rrallë dhe më të vlefshëm se sa diamantet, çka do të thotë që kërkesa në treg për ta është shumë më e lartë. Shumica e smeraldeve të botës gjenden në Zambia, Kolumbi dhe Brazil.

Megjithatë, ky nuk është smeraldi më i madh i gjetur ndonjëherë nga “Gemfield Mines”. Në vitin 2010, po në Zambia, u gjet një tjetër gur i çmuar 6225 karatësh i cili u quajt “elefant” për shkak të madhësisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos