SOCATOTS, aty ku bashkohen fëmijët me sportin

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 19:49 | Futboll

“Ti mësosh fëmijëve futbollin që në moshë fare të vogël!” Është ky objektivi i Socatots, një program i frymëzuar nga shkolla braziliane që ka për synim zbulimin e talenteve të reja. Që kur janë 6 muajsh e deri kur bëjnë 6 vjeç, ata mësojnë lëvizjet e para me topin.

Socatots Albania është një program për fëmijë që së fundmi ka ardhur dhe në Shqipëri. Misioni i tij është të angazhojë gjithnjë e më shumë fëmijët në aktivitet fizik, duke përdorur futbollin si mjet.

Ata mësojnë modelet themelore të lëvizjes, ekuilibrin dhe koordinimin motorik. Energjik dhe të palodhur, fëmijët argëtohen me aktivitetet fizike që ky program ofron. Sigurisht, përfshirja e prindërve në seancat stërvitore rrit vetëvlerësimin e fëmijëve, ndërsa forcon lidhjen emocionale që fëmijët kanë me prindërit.

Sipas tyre, Socatots Albania i zhvillon të vegjëli e tyre duke i bërë më social dhe më pas i shtynë drejt sportit.

Fëmijët mësojnë modelet themelore të lëvizjes, ekuilibrin dhe koordinimin motorik

Dy iniciatorët që sollën këtë program në Shqipëri janë Lurian dhe Elton Mena. Ata tregojnë për A2 Cnn vështirësitë e shumta, ndërsa synojnë që ky program të përhapet dhe në qytete të tjera.

Programi është i ndarë në 3 klasa, për fëmijët 6 muajsh deri në 1 vjeç, që mësojnë të zvarriten dhe zhvillojnë ekuilibrin  për ata që ënde nuk kanë mësuar të ecin.

Klasa tjetër është grupmosha 1 deri në 3 vjeç, ku ata zhvillojnë aftësitë e tyre fizike në fushat e koordinimit, ekuilibrin si dhe rrisin shkathtësisë ndërsa grupmosha e rritur 3 deri në 6 vjeç ka më së shumti lëvizjet me topin, koordinimin dhe më pas fëmijët i drejtohen shkollës braziliane të futbollit.

Ambla është më e vogla e grupit. Ajo është vetëm 10 muajsh por siç duket vogëlushja shijon çdo moment të programit. I gjithë programi mbështet zhvillimin e përgjithshëm fizik të një fëmije, si dhe i ndihmon ata të zhvillohen intelektualisht. Këto janë hapat e para që me shumë gjasa ata do i mbajnë mend gjatë. pasi për shumë fëmijë është fillimi i karrierës së tyre në sport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos