Soko: Se kush shkon në Parlament duhet ta vendosë populli, jo kryetari

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 09:47 | Politikë
Soko: Se kush shkon në Parlament duhet ta vendosë populli, jo kryetari

Pano Soko, nga nisma “Thurje”, i ftuar në studion e “Dita jonë” në A2 deklaroi se që një votues shqiptar të ketë mundësi zgjedhjeje duhet që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

“Të kesh demokraci duhet të kesh mundësi zgjedhjeje. Që të kemi mundësi zgjedhjeje duhet të kemi parimin bazë që është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri është luftuar gjithmonë për zgjedhje të lira, por jo për zgjedhje të ndershme. Të ndershme zgjedhjet janë kur votuesi ka mundësi të zgjedhë përfaqësuesit e tij. Sot, votuesi shqiptar nuk zgjedh, por i jep mandat emërimi 3 njerëzve: Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Këta zgjedhin për ne. Përfaqësuesit në Parlament duhet t’ zgjedhë populli”, tha Soko.

“Ne propozojmë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin atë që duan dhe për këtë duhet rregulluar ligji i partive politike dhe ndryshimi i ligjit të referendumeve, jo vetëm Kodi Zgjedhor. Nëse partia është diktatoriale, edhe sistemi politik ashtu do të jetë. Se kush shkon në Parlament, duhet ta vendosë populli, jo kryetari”, shtoi Soko.

Sipas tij, “Lulzim Basha dhe Edi Rama janë të vetmit njerëz që preken drejtpërdrejtë nga ndryshimi i sistemit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos