Sondazhi i fundit për zgjedhjet në Turqi, kurdët do të jenë përcaktues

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 18:43 | Bota
Sondazhi i fundit për zgjedhjet në Turqi, kurdët do të

Vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Turqi, dalin dhe rezultatet e sondazheve të fundit, të cilat japin një opinion paraprak se si do të jetë e ardhmja e Erdogan pas 14 majit, i cili kërkon një mandat të ri.

Kompania e njohur e sondazheve Konda nxjerr sërish presidentin aktual në avantazh të lehtë me 44% të preferencave, por drejtuesi i opozitës Kemal Kilicdaroglu pritet të ngushtojë diferencë, kjo falë dhe tërheqjes nga gara të kandidatit Muharrem Ince.

Aleanca opozitare kështu pritet të marrë më 14 maj 39% të votave, por ajo që pritet të përcaktojë garën është partia e kurdëve.

Konda vlerëson se kurdët tashmë kandidojnë nën një parti tjetër për shkak të kërcënimit të ndalimit nga gjykata dhe mendohet të kenë rreth 12% të preferencave. Kjo do ta linte Erdoganin dhe aleatët e tij në pakicë, pas më shumë dy dekadave.

Kompania bën me dije se në këtë sondazh morën pjesë 3480 persona në 35 zona të ndryshme të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos