Soreca komenton deklaratën e Ramës në Mynih: Shqipëria është shumë pranë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 12:51 | Aktualitet
Soreca komenton deklaratën e Ramës në Mynih: Shqipëria

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, komentoi nga Kukësi deklaratën e kryeministrit Rama në Mynih, ku tha se unioni “Edhe na pranon për martesë, edhe nuk na flasin”.

Sipas shefit të diplomacisë europiane në Tiranë, Shqipëria është shumë pranë plotësimit të kritereve të konferencës ndërqeveritare.

“Shtetet anëtare vazhdojnë të flasin në këshill për Shqipërinë, e cila është afër. Unë jam optimist dhe pragmatist dhe kryesorja është plotësimi i kushteve dhe reforma në drejtësi. Do shikojmë sa do përmbushet kushti dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese”, tha ambasadori.

 Soreca ishte në Kukës për lancimin e fushatës së dytë “Europa është këtu për mjedisin dhe klimën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos