Soreca: Në Slloveni u bë e qartë, Ballkani Perëndimor është pjesë e BE

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 12:48 | Politikë
Soreca: Në Slloveni u bë e qartë, Ballkani Perëndimor

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me samitin që është duke u mbajtur në Brdo të Sllovenisë.

Sipas Sorecas, nga Brdo erdhi mesazhi i qartë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së, pasi ndajnë të njëjtat vlera dhe histori.

Presidentja Von der Leyen e tha në Brdo: “Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë. Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian. Ne i duam ata në BE. Jemi një familje europiane. Ne ndajmë të njëjtën histori, vlera dhe jam e bindur se ndajmë të njëjtin fat, gjithashtu”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos