Soreca për certifikimin e kandidatëve të BKH: E rëndësishme një thirrje e dytë për hetues

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 11:59 | Politikë
Soreca për certifikimin e kandidatëve të BKH: E

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar për certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në mesazhin e tij, në rrjetet sociale, kreu i delegacionit shprehet se BE vazhdon të mbështesë SPAK, ndërkohë që thekson se tani është e rëndësishme të nisë një thirrje e dytë për hetues të BKH.

“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit të BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni sa më shpejt një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, shkruan Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos