Yuri Kim: Reforma në drejtësi po ecën përpara, edhe pse të këqinjtë nuk e duan

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 11:33 | Politikë
Yuri Kim: Reforma në drejtësi po ecën përpara, edhe pse

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ka reaguar sërish për reformën në drejtësi në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shprehet se institucionet e drejtësisë në Shqipërisë po funksionojnë, edhe pse të këqinjtë, sipas saj nuk e duan. Kim thekson se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por po ecën përpara.

"SPAK po ndjek penalisht më shumë, po konfiskon pasuri dhe po çon kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu po vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara, edhe nëse të këqinjtë nuk e duan këtë". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/02/soreca-per-certifikimin-e-kandidateve-te-bkh-e-rendesishme-nje-thirrje-e-dyte-per-hetues/

A2 CNN Livestream

Latest Videos