
Jozefina Topalli vizitoi Shkodrën të premten, për të përkujtuar 30-vjetorin e demonstratës së parë antikomuniste, ku mbetën të vrarë 4 persona, të cilët janë edhe heronjtë e parë të demokracisë në vendin tonë.
“Ishte një kohë kur kishte besim dhe shpresë. 3 dekada më parë njerëzit ishin gati për t’u hedhur në zjarr për të pasur më shumë liri, për të pasur më shumë mirëqenie, më shumë demokraci. Dhe kishte prej atyre që sakrifikuan, duke u bërë martirë të kombit. Rasti i dëshmorëve të 2 prillit janë rasti më emblematik i qëndresës kundër një diktature të egër”, tha kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim”.
“Sot, pas 3 dekadash, jetojmë në një moment kur shpresa është larguar, kur e vërteta është shumë larg nga ne. Ku nuk ka pluralizëm real, ku nuk ka të majtë e të djathtë, ku nuk ka qeveri e opozitë”. (A2 Televizion)