Sot, 10 vjet nga protesta e 21 janarit 2011, familjarët presin drejtësi

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 07:00 | Aktualitet
Sot, 10 vjet nga protesta e 21 janarit 2011, familjarët presin

Shënohet sot 10-vjetori i protestës së Partisë Socialiste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Edhe kjo ditë, si 9 vite rresht do të mjaftohet vetëm me homazhet në vendet ku u vranë të ndjerët, ndonëse pas një dekade nuk është bërë asnjë lëvizje për mbledhjen e fakteve të reja, për sa ndodhi atë ditë.

Familjarët janë ende në pritje të drejtësisë, e cila u mjaftua vetëm me dëmshpërblimin ndaj familjeve nga ana e shtetit.

Ndërkohë mbrëmë, në një lëvizje të papritur policia e Tiranës ka kërkuar rihapjen e dosjes për atë ngjarje. Kërkesa i është dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila pezulloi hetimet për Aleks Nikën, vitin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos