Vdekja e ushtarakut shqiptar në Herat, reagon ministri Peleshi

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 17:18 | Aktualitet
Vdekja e ushtarakut shqiptar në Herat, reagon ministri Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një komunikim me ushtarakët shqiptar në Afganistan, ku mbrëmjen e djeshme humbi jetën majori Xhevahir Jazaj.

Ministri Peleshi ndau me ushtarakët dhimbjen për humbjen e shokut të tyre dhe i shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të majorit.

Sipas Peleshit, largimi nga jeta i një ushtaraku në mision është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.

“I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul.  Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jonë në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë”, shkruan Niko Peleshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos