Sot, protesta e Berishës kundër Bashës në selinë e PD

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 08:09 | Politikë
Sot, protesta e Berishës kundër Bashës në selinë e PD

Sot do të zhvillohet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kjo protestë do të zhvillohet në selinë e partisë më të madhe opozitare të vendit, duke nisur nga ora 12:00.

Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të mblidhen para selisë për të zbatuar vendimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit dhe të referendumit të 18 dhjetorit, ku u votua shkarkimi i Lulzim Bashës.

Ditën e djeshme, Sali Berisha deklaroi: “Midis nesh nuk ka dhe nuk mund të ketë njerëz të armatosur. Ne nuk mund të hyjmë për të dhunuar asnjë njeri, përveçse mercenarët, të cilët i paralajmëroj të dalin nga ndërtesa. Bashën do ta nxjerrim me pekule”.

https://a2news.com/2022/01/07/berisha-nga-selia-e-pd-bashen-do-ta-nxjerrim-me-pekule-ska-mjete-luftarake/

Ndërkohë, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, tha se Partia Demokratike është përgatitur për t’i treguar vendin “agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj”.

“Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajturës protestë para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje t’u rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës, por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit. PD ka marrë masa të përballet dhe t’u tregojë vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/07/neser-jane-mobilizuar-kriminele-e-trafikante-per-dhune-basha-pd-ka-marre-masa-qe-te-perballet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos