Sot seanca parlamentare, në rend dite edhe dekreti i presidentit për karrierën ushtarake

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 07:11 | Politikë
Sot seanca parlamentare, në rend dite edhe dekreti i presidentit për

Deputetët e Kuvendit mblidhen sot në seancë parlamentare prej orës 10:00 pasi dita e djeshme përkoi me pushimin zyrtar. Në rendin e ditës parashikohen një sërë projektligjesh të kaluara me parë në komisionet respektive.

Në listë janë projektligji për Gardën e Republikës, për ndryshimin e emërtimeve të njësisë së qeverisjes vendore, shtesat në projektligjin për krijimin e agjencisë së Diasporës si dhe projektligji për sigurimin e detyrueshëm të transportit rrugor ku prezantohet edhe sistemi “bonus malus” që nënkupton çmime të ndryshme për shoferët në varësi të mirëdrejtimit të mjetit në të shkuarën.

Këtë pikë qeveria ia ka lënë në dorë vet kompanive të sigurimit. Nuk mungon në rendin e ditës as dekreti i presidentit të Republikës që kthen ligjin për karrierën ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos