Sot shkarkohet qeveria, Abazoviç mund të jetë kryeministër i Malit të Zi

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 20:00 | Ballkani
Sot shkarkohet qeveria, Abazoviç mund të jetë kryeministër

E gjithë vëmendja është sot në Malin e Zi ku pritet të votohet mocioni për shkarkimin e qeverisë.

Parlamenti do të vendosë fillimisht për shkurtimin e mandatit të Kuvendit me kërkesë të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, e më pas për votëbesimin ndaj qeverisë, nismë kjo e propozuar nga Lëvizja Qytetare URA e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç dhe Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviq.

Nëse ligjvënësit mbështesin shkurtimin e mandatit të Kuvendit, presidenti Gjukanoviç do të duhej të shpallte menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Propozimi është përkrahur deri me tani vetëm nga Fronti Demokratik dhe Demokratët e Aleksa Beçiqit, të cilët së bashku nuk kanë numër të mjaftueshëm deputetësh për të votuar këtë nismë.

Nëse Kuvendi  voton mosbesimin ndaj Qeverisë së Krivokapiç, kjo do të shënonte fillimin e negociatave për formimin e qeverisë së re. Një ditë më parë parlamenti do të votonte për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Abazoviç, por seanca dështoi, pasi shumica e deputetëve refuzuan të përfshinin çështjen në rend dite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos