
Parlamenti i Malit të Zi do të votonte sot për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazovic, por shumica e deputetëve nuk e mbështetën futjen e çështjes në rend dite. Rrjedhimisht, nuk u votua as për emërimin e ministrit të Financave, Milojko Spajic, në vend të Abazovic.
Propozimi për të larguar Abazovicin nga posti i zëvendëskryeministrit u bë nga kryeministri Zdravko Krivokapic si përgjigje ndaj nismës së mëparshme të Lëvizjes Qytetare Ura dhe partive opozitare për votëbesim ndaj Qeverisë.
Nga gjithsej 81 deputetë, 77 ishin të pranishëm dhe vetëm 20 prej tyre ishin pro përfshirjes se çështjes së shkarkimit në rend dite. Para nisjes së seancës, zëvendëskryeministri Abazovic u tha gazetarëve se është e parëndësishme se çfarë do të vendosin deputetët për të, duke e venë theksin tek nevoja për një qeveritë re evropiane në vend.
"Të gjithë deputetët le të votojnë ashtu siç mendojnë. Unë pres që të votohet rënia e Qeverisë së Zdravko Krivokapicit”, tha Abazoviq, që shtoi se pret që qeveria e ardhshme të ketë mbështetjen e të paktën 49 deputetëve, detyra të qarta, kohëzgjatje të kufizuar për të zhbllokuar rrugën evropiane dhe për të organizuar zgjedhje të ndershme kur të plotësohen kushtet.
Kryeministri Krivokapiq e quajti një mashtrim, konceptin e një qeverie të pakicës, " të propozuar nga Abazovici si një opsion për zgjidhjen e krizës në të cilën u gjend koalicioni fitues i Frontit Demokratik pro serb, Demokratëve dhe lëvizjes URA të Abazovic.
Zëvendëskryeministri me origjinë shqiptare propozon një qeveri pakice ku të mos ketë vend për partinë e presidentit aktual Milo Gjukanovic e as për Frontin Demokratik pro-serb. (A2 Televizion)