U ishin vjedhur rrobat dhe këpucët, vdesin nga i ftohti 12 emigrantë në kufirin Greqi-Turqi

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 13:34 | Ballkani
U ishin vjedhur rrobat dhe këpucët, vdesin nga i ftohti 12

Dymbëdhjetë emigrantë humbën jetën nga të ftohtit në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror turk TRT, i cili citon Ministrinë e Brendshme.

Refugjatët thuhet se u kthyen nga rojet kufitare greke, teksa tentuan të hynin ilegalisht në vend. Autoritetet turke gjetën një grup prej 22 personash, të cilëve u ishin vjedhur rrobat dhe këpucët, në vendkalimin Ipsala. Vetëm dhjetë prej tyre kishin shpëtuar.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, akuzoi rojet kufitare greke për sjellje "mizore" dhe Bashkimin Evropian se është shumë i dobët me Greqinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos