Mikhail Gorbachev në moshën 14-vjeçare. Foto: Sipa Press/Rex/ShutterstockPresidenti amerikan, Ronald Reagan, në takimin e parë me udhëheqësin sovjetik, Mikhail Gorbachev, të mbajtur në Gjenevë në nëntor 1985, ku u fol për marrëdhëniet diplomatike dhe garën e armatimeve. Foto: Stringer/ReutersMikhail Gorbachev merr pjesë në festën me rastin e Ditës së Gruas në tratrin Bolshoi në Moskë, mars 1985. Foto: Boris Yurchenko/APMikhail Gorbachev takohet me punëtorët e fabrikës së Peugeot në Paris, gjatë një vizite në Francë, në tetor 1985. Foto: Sovfoto/Universal Images Group/Rex/ShutterstockMikhail Gorbachev puth dhe përqafon udhëheqësin e Gjermanisë Lindore, Erich Honecker, pasi ai u rizgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në kongresin e mbajtur në Berlinin Lindor, më 21 prill 1986. Foto: Stringer/ReutersMikhail Gorbachev dhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher, gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, më 7 dhjetor 1987. Foto: Steve Back/Daily Mail/Rex/ShutterstockPresidenti amerikan, Ronald Reagan bisedon me Mikhail Gorbachev gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, më 8 dhjetor 1987. Foto: Boris Yurchenko/APGeorge HW Bush, Presidenti Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev, pozojnë në Nju-Jork gjatë një takimi në dhjetor 1988. Foto: Dirck Halstead/LIC/Getty ImagesMikhail Gorbachev pritet nga Mbretëresha Elizabeth II në hyrje të Kështjellës Windsor, më 7 prill 1989. Foto: PAPresidenti i Kubës, Fidel Castro, dhe Mikhail Gorbachev përshëndesin njerëzit gjatë një takimi në Havana, më 3 prill 1989. Foto: Gary Hershorn/ReutersMikhail Gorbachev dhe bashkëshrotja e tij Raisa, gjatë një turi në Murin e Madh kinez, në Pekin, më 17 maj 1989. Foto: Mark Avery/APUdhëheqësi kinez Deng Xiaoping takohet me Mikhail Gorbachev në Pekin në 16 maj 1989. Foto: AFP/Getty ImagesPapa Gjon Pali II flet me Mikhail Gorbachev gjatë një vizite në Vatikan më 18 nëntor 1990. Foto: ReutersMikhail Gorbachev betohet para Kongresit, në Moskë, më 15 mars 1990, si Presidenti i parë i Bashkimit Sovjetik. Foto: V Armand/AFP/Getty ImagesIsh-presidenti amerikan, George HË Bush, duke drejtuar një makinë golfi, me Mikhail Gorbachev në “Camp David”, më 2 qershor 1990. Foto: Diana Walker/Getty ImagesMikhail Gorbachev gjatë një takimi të OSBE në Paris, më 20 nëntor 1990. Foto: Jean-Loup Gautreau/AFP/Getty ImagesMikhail Gorbachev mban në duar shënime të dhëna nga Presidenti i Rusisë, Boris Yeltsin, gjatë një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit të Federatës Ruse, në Moskë, më 23 gusht 1991. Foto: Boris Yurchenko/APMikhail Gorbachev gjatë një vizite në Konfederatën e Industrisë Britanike në Londër, në dhjetor 1993. Foto: Michael WilliamsMikhail Gorbachev në funeralin e bashkëshortes së tij, Raisa Gorbacheva, në Moskë, më 23 shtator 1999. Foto: Sergey Chirikov/EPAIsh-presidenti amerikan, Bill Clinton, në një takim miqësor me Mikhail Gorbachev dhe solistin e grupit U2, Bono, para një darke në ambasadën ruse në Nju-Jork, më 10 mars 2002. Foto: Stephen Chernin/APPresidenti rus, Vladimir Putin, dhe Mikhail Gorbachev, gjatë një konference për mediat në Kështjellën Gottorf, në Gjermani, më 21 dhjetor 2004. Foto: Carsten Rehder/EPAPresidenti amerikan, Barack Obama, takohet me Mikhail Gorbachev gjatë një vizite në Rusi, më 7 korrik 2009. Foto: Sipa/Rex/ShutterstockKryeministri britanik, David Cameron, takohet me Mikhail Gorbachev, në zyrën e tij më 30 shkurt 2011. Foto: Carl Court/PAMikhail Gorbachev dhe e bija, Irina Virganskaya Gorby, gjatë një vizite në Londër më 30 mars 2011. Foto: Rotello/Mcp/Rex/ShutterstockMikhail Gorbachev flet për librin e tij me titull “Mbetem optimist”, në një librari në Moskë, më 10 tetor 2017. Foto: Vasily Maximov/AFP/Getty ImagesMikhail Gorbachev merr pjesë në paradën e Ditës së Fitores kundër nazizmit në Luftën II Botërore, në Sheshin e Kuq, Moskë, më 9 maj 2019. Foto: Maxim Shemetov/ReutersMikhail Gorbachev duke festuar 89-vjetorin e lindjes, më 3 mars 2020. Foto: Venediktov/AP
Mikhail Gorbachev ishte udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, i cili nisi procesin e liberalizimit dhe reformave që do të sillnin edhe shpërbërjen e tij. Udhëheqësi i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik, ai do të mbahet mend gjatë për rolin që luajti në shembjen e “Perdes së Hekurt”, që ndante Perëndimin dhe Lindjen.
Mikhail Sergeyevich Gorbachev lindi në vitin 1931 në një fshat të largët në jugperëndim të Rusisë, të quajtur Privolnoye, në kohën kur vendi sundohej nga Josef Stalin.
Edhe pse gjyshi i tij përqafoi ëndërrën e tufëzimit që kishte Stalini dhe formoi kooperativën e parë në fshat, uria që preku Bashkimin Sovjetik në vitet 1932-33 - ku vlerësohet se humbën jetën 5 milionë vetë - u ngulit thellë në mendjen e atij që do të merrte dekada më pas drejtimin e vendit.
Gjatë asaj periudhe humbën jetën dy xhaxhallarë dhe një hallë e Gorbachev, ndërsa të dy gjyshërit e tij u dërguan në gulagët famëkeq disa vite më vonë. Por kjo nuk e zmbrapsi përkushtimin e familjes së tij ndaj kauzës komuniste. Babai i Mikhail-it, Sergey, u nderua edhe me Urdhrin e Leninit në vitin 1948, pasi arriti të korrte mbi 800 mijë kg grurë.
Kjo bëri që Gorbachev të pranohej në Universitetin Shtetëror të Moskës në vitin 1950, ku studioi për drejtësi, por pa dhënë asnjë provim të vetëm. Aty njohu edhe bashkëshorten e ardhshme, Raisa, e cila u bë pedagoge e lëndës së filozofisë Marksiste-Leniniste, e më pas Zonjë e Parë e Bashkimit Sovjetik. Vajzën, Irina, e dërguan në një shkollë të zakonshme, duke anashkaluar shkollën e ngritur enkas për zyrtarët e Partisë.
Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, heroi i ri i Gorbachev u bë Nikita Khrushchev, i cili konsiderohet edhe si reformatori i parë nga udhëheqësit sovjetikë. Në këtë proces, Gorbachev arriti të ngjiste me qetësi shkallët e zyrave politike. Kur drejtimin e vendit e mori Leonid Brezhnev, ai u emërua fillimisht si udhëheqës i krahinës së Stavropolit, e më pas u promovua si anëtar i Komitetit Qendror në vitin 1978.
Kur mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste në vitin 1985, Gorbachev kishte mundësinë që të niste reformat që kishte në mendje, pa u shqetësuar për reagimin e fanatikëve në parti.
Përveç se kritikoi hapur krimet e Stalinit, ai ndërmori hapin e paprecedent të tërheqjes së trupave nga Afganistani në vitin 1988, 9 vite pas pushtimit të vendit. Pas “kryengritjeve” kundër komunizmit në Poloni, Çekosllovaki dhe Gjermaninë Lindore, Gorbachev refuzoi të dërgonte trupa për të ndërhyrë, edhe pse Kremlinit i lejohej një gjë e tillë. “Popujt sovjetikë duan demokraci të plotë dhe pa kushte”, tha ai në vitin 1988, duke iu përgjigjur reagimeve të ashpra të anëtarëve të vijës së ashpër në parti.
Takimi i tij i parë me Presidentin amerikan të kohës, Ronald Reagan, në vitin 1985 në Gjenevë, vendosi themelet e forcimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës dhe fundit të Luftës së Ftohtë.
Pas shkrirjes së Bashkimit Sovjetik, Gorbachev nuk u zhduk nga politika, edhe pse nuk ishte më aktiv. Në vitin 2016, ai kritikoi ashpër Presidentin Vladimir Putin, duke thënë se “drejtonte vendin me shokët e shkollës, dhe njerëzit me të cilët kishte luajtur futboll në lagje”. Por gjithashtu shprehu disa herë kritika ndaj Perëndimit, për përfshirjen në NATO të vendeve që dikur bënin pjesë në Traktatin e Varshavës, si Shqipëria, Polonia, etj. (A2 Televizion)