Sozia e J-Lo është një ruse, janë si dy pika uji

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 20:46 | Showbiz

Të gjithë kemi dëgjuar që në botë ndodhen dhe persona të tjerë që janë të ngjashëm me ne dhe në disa raste jemi identikë me ta. Kjo gjë ka ndodhur dhe me modelen ruse Natalia Mirskikh, e cila konsiderohet si një sozi e divës së muzikës pop Jennifer Lopez.

Natalia është 19 vjeçare dhe punon si modele, ndërsa Jennifer i ka mbushur të 50-ta, por është ende në formë. Rusja shprehet se në disa raste ndihej e bezdisur kur njerëzit e ndalonin në rrugë dhe e krahasonin me një 50 vjeçare, kur ajo ende nuk i ka mbushur të 20-at, por duke qenë se bëhej fjalë për J-Lo ajo e merrte si kompliment në shumicën e rasteve.

“Herën e parë kur dikush më krahasoi me Jennifer unë nuk e dija kush ishte, pasi ende nuk i kisha mbushur 14 vjeç. Më pas nisa disa punë modelingu dhe artistët e make-up i bënin flokët dhe makijazhin tim si ajo. Nuk e besoja sa të ngjashme që ishim”, tregon 19-vjeçarja Mirskikh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos