Komisionet online, nis puna për seancën e pazakontë plenare

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 14:40 | Politikë
Komisionet online, nis puna për seancën e pazakontë plenare

Këtë javë pritet seanca plenare ku ndër të tjera do të kalojnë edhe masat e qeverisë për përballimin e krizës.

Puna e komisioneve parlamentare nisi me atë të sigurisë, për të vijuar në mesditë me atë të ekonomisë. Ky komision diskuton aktin normativ që parashikon shtyrjen e pagesave të kësteve të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për bizneset për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Përmes këtij Akti Normativ, qeveria propozon që shlyerja e këtyre detyrimeve për 6-mujorin e parë të këtij viti të kryhet deri në 20 tetor 2020.

Ndërsa, këstet për pjesën e mbetur të vitit të paguhen nga bizneset deri më 20 dhjetor. Për deputetët e opozitës, ky Akt Normativ që do të zbatohet nga bashkitë nuk e zgjidh ngërçin e krijuar pasi sipas tyre bizneset janë në vështirësi dhe nuk kanë mundësi financiare të shlyejnë detyrimet. Ata propozojnë shtyrje të pagesave për këto taksa deri në fund të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos