SPAK një "armë" të re në dorë, kundër zyrtarëve të lartë që përfshihen në korrupsion, firmoset marrëveshja

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 14:46 | Aktualitet
SPAK një "armë" të re në dorë, kundër

SPAK ka hedhur një tjetër hap për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë. Kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, ka firmosur marrëveshje pune me Drejtuesen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, Laura Codruța Kövesi, fokusi i së cilit është thellimi i bashkëpunimit mes vendeve kundër korrupsionit të zyrtarëve dhe krimeve financiare.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi i bashkëpuniminit gjyqësor në çështjet penale dhe të shkëmbejnë informacione mes të dyja palëve në hetimet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore. Kjo pikë ka të bëjë kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në SPAK dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira midis prokurorëve evropianë dhe prokurorëve të posaçëm në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos