
Pas një tjetër vendimi të marrë nga SPAK, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Diplomatja amerikane përshëndeti përmes një postimi në Twitter vendimin e fundit të SPAK që dënoi 11 persona, përfshirë ish zyrtarë, si pjesë e dosjes 339
"Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e dosjes famëkeqe 339.
Ky është gjithashtu një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t'i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar", shkruan Yuri Kim. (A2 Televizion)