
Me kërkesë të prokurorëve të çështjes, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duhet t’i nënshtrohet një testi për përdorimin e drogës. Kjo do të thotë se ai duhet të dorëzojë në laboratorin përkatës kampionët e gjakut dhe të urinës.
Por ky testim i hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mund të rezultojë një blof me gjithë alibinë e Allës, i cili thotë se nuk është ai personi që duket në videon skandaloze. Nëpërmjet rezultateve laboratorike, prokurorët mund të zbulojë lëndën narkotike në trup vetëm 3-4 ditë pas përdorimit nëpërmjet testit të urinës dhe 1-2 ditë nëpërmjet atij të gjakut.
Prokurorët e çështjes edhe pse nuk kanë në duar asnjë provë, përveç filmimit që kundërshtohet nga Alla si montazh, pretendojnë të hetojë mbi një ngjarje që ka ndodhur 1 vit më parë.
Një ditë më parë, SPAK nisi kryesisht hetimet duke regjistruar procedimin penal ndaj Lefter Allës, ndonëse ky i fundit pas publikimit të videos duke konsumuar kokainë, e mohoi faktin duke akuzuar PD-në se kishte montuar videon për ta shantazhuar.
Testi për kokainë
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Mbi 90 ditë
Testi për heroinë
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: Mbi 12 orë
Flokë: Mbi 90 ditë
Testi për kanabis
Urinë: 7-30 ditë
Gjak: Deri në dy javë
Flokë: Deri në 90 ditë (A2 Televizion)