Vlorë, qëllon me armë, në kërkim autori

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 12:11 | Kronikë
Vlorë, qëllon me armë, në kërkim autori

Një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri rreth orës 11:40 në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” të këtij qyteti.

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër, në parkimin privat të një pallati. Në vendngjarje janë konstatuar 3 gëzhoja pistolete. Dyshohet se personi i cili ka qëlluar ka pasur objektiv pronarin e një mjeti tip Porche Cayenne, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, pa u lënduar.

Policia njofton se janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos