Vrasja e Vilson Tafçiut, dorëzohet në polici autori i dyshuar

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 16:35 | Kronikë
Vrasja e Vilson Tafçiut, dorëzohet në polici autori i dyshuar

Është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, i dyshuari si autori i vrasjes së Vilson Tafçiut.

Sipas të dhënave të policisë, autori i dyshuar i kësaj vrasje u vetëdorëzua pas trysnisë së ushtruar nga ana e efektivëve duke kryer kontrolleve të shtuara në dhjetëra objekte, banesa dhe hotele, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët.

N. D., alias N. K., alias M.P., dyshohet se qëlloi disa herë me pistoletë 28-vjeçarin Vilson Tafçiu mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit, pranë një lokali. Sipas dëshmive nga vendngjarja autori e ka thërritur viktimën të dalë nga lokali dhe më pas e qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos