SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 12:43 | Aktualitet
SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha dhe 7 persona të tjerë, duke dërguar dosjen në gjykatë.

Gjyqtarja akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që drejtoi hetimin, kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë kriminale, sipas së cilës të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës përfitonin ulje dënimi duke dhënë sasi parash nga 6-12 mijë euro.

***

Gjyqtarja akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Aldo Tabaku, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet dhe 319/ç e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë të Kodit Penal.

Manuela Mallkuçi, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet dhe 319/ç dhe 244 të Kodit Penal.

Bledar Petani, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Sajmir Petani, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Altin Skëndaj, akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmir Nezaj, akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet dhe 319 dhe 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/02/lirohet-mjeku-edvin-prifti-gjyqtarja-e-krujes-mbetet-ne-burg/

A2 CNN Livestream

Latest Videos