Spalletti-t i vjedhin makinën Fiat Panda në Napoli

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 11:34 | Futboll
Spalletti-t i vjedhin makinën Fiat Panda në Napoli

Luciano Spalletti ka përjetuar një aventurë aspak të këndshme teksa kishte shkuar në grumbullim me skuadrën e Napolit. Teknikut italian i kanë vjedhur makinën Fiat Panda, të cilën e kishte parkuar jashtë rrethimit ku skuadra ishte duke u stërvitur.

Pas mbylljes së seancës stërvitore, trajneri 62-vjeçar kuptoi se makina e tij ishte vjedhur dhe telefonoi menjëherë policinë, e cila nisi hetimet për rastin.

Spalletti është duke bërë një punë të shkëlqyer me Napolin këtë sezon. Në 7 javët e para të kampionatit skuadra ka koleksionuar vetëm fitore, duke bërë tifozët të ëndërrojnë për rikthimin te trofeu, por gjithsesi, trajneri nuk i ka shpëtuar grabitësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos