Spanja “ngec” në Zvicër, Franca mund Portugalinë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 22:50 | Futboll
Spanja “ngec” në Zvicër, Franca mund Portugalinë

Spanja nuk ja ka dalë dot në ndeshjen vendimtare për të qëndruar në krye të Grupit 4 të Ligës A përball Zvicrës. Verdhekuqtë barazuan 1-1 në një ndeshje që në të vërtetë foli për ta, por që në fund u nda në paqe.

Ekipi i Luis Enrique u “tradhëtua” në një farë mënyrë nga kapiteni i ekipit Sergio Ramos i cili edhe pse vendosi një rekord personal për sa i përket ndeshjeve me kombëtaren, gaboi dy herë nga 11 metërshi në këtë takim.

Tashmë Spanjë i duhet të fitojë ndeshjen direkte me Gjermaninë për të vijuar kompeticionin, e cila në ndeshjen e sotme mundi Ukrainën me rezultatin 3-1.

Në grupin e 3 të Ligës A, kampionët e botës në fuqi mundën në transfertë portugezët e Cristiano Ronaldos me rezultatin 0-1.  Goli i fitores u shënua nga Kante në minutën e 54. Tashmë “Gjelave” iu duhet një barazim në ndeshjen e fundit për të vijuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos