Spanja zhvendos eshtrat e ish diktatorit Franko

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 13:44 | Bota
Spanja zhvendos eshtrat e ish diktatorit Franko

Eshtrat e ish diktatorit spanjoll Francisco Franko u zhvendosën nga mauzoleumi “Lugina e të Rënëve”, ku preheshin prej 44 vitesh, për t’u rivarrosur në një vend më të thjeshtë.  Ripozicionimi i eshtrave të Frankos, përmbush një zotim kyç të qeverisë socialiste, e cila thotë se Spanja nuk duhet të glorifikojë fashistët që udhëhoqën vendin për gati 4 dekada.  

Familjarët e ish diktatorit, të cilët sfiduan pa sukses vendimin në gjykata, u filmuan pranë “Luginës së të Rënëve”. Eshtrat u zhvendosën me helikopter. Vetëm pak njerëz u lejuan të asistojnë në ngjarjen, e cila u shoqërua me masa të rrepta sigurie. Media u përjashtua edhe pse mbi 200 gazetarë u pozicionuan pranë zonës.  Në total zhvarrosja dhe rivarrosja kushtoi 63 mijë dollarë.

Në “Luginën e të rënëve” prehen mbi 30 mijë viktima, qëu përkasin të dyja palëve të Luftës Civile që përfundoi në 39-tën. Zona ishte kthyer në një pikë referimi për mbështetësit e Frankos dhe një tempull të së djathtës ekstreme. Qeveria e Pedro Sanchez kërkon që mauzoleumi të jetë tani e tutje një vend përkujtimor për viktimat e luftës, ku sipas saj prania e Frankos do ishte një sfidë për demokracinë. Eshtrat e ish diktatorit do të prehen në varrezat e El Pardo-s, pranë bashkëshortes së tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos