
Spektakël dhe 7 gola ky ishte bilanci i ndeshjes së javës së 21 të Bundesligës gjermane, ku Bayer Leverkusen mundi me rezultatin 4-3 Borussia Dortmund.
Edhe pse kaluan 2 herë në avantazh miqtë nuk ja dolën dot në fund të takimit të dilnin me pikë nga kjo përballje e vështirë.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kevin Volland në minutën e 21- të takimit, një minutë më pas barazon Hummels. I sapoafruari në Dortmund Emre Can shënoi në të 33-ën për të tijët, por kundërpërgjigjet sërish Volland në të 43-ën.
Në minutën e 63 verdhezinjtë kalojnë për herë të dytë në avantazh me Guerrero, por Leverkusen nuk dorëzohet, barazon me Bailyn në 81-ën dhe pa u mbushur minuti kalon në avantazh me Bender.
Me këtë disfatë Dortmund humbi një mundësi shumë të mirë për t’iu afruar kreut të renditjes. (A2 Televizion)