Spektakël në Liverpool-Chelsea, shënohen 8 gola

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 23:10 | Aktualitet
Spektakël në Liverpool-Chelsea, shënohen 8 gola

Kampionët e Liverpool-it dhe Chelsea kanë zhvilluar një 90-minutësh spektakolar, ku në fund triumfuan 5-3 “The Reds”.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 3-1 për skuadrën e Klopp, ku për t’u veçuar ishte goli i mrekullueshëm i Alexander-Arnold nga goditja e dënimit.

Megjithatë, ky takim nuk u mbyll këtu pasi në pjesën e dytë u realizuan edhe 4 gola të tjetër, nga dy për secilën skuadër, duke e vulosur rezultatin në 5-3.

I shpallur prej javësh kampion, Liverpool ka shkuar tashmë në kuotën e 96 pikëve, por nuk ka mundësi të arrijë 100, duke qenë se ka mbetur edhe një takim për t’u luajtur.

Në anën tjetër, Chelsea rrezikon vendin e katërt në javën e fundit, pasi Leicester është vetëm një pikë larg. “Blutë e Londrës” duhet të fitojnë patjetër takimin ndaj Wolves, për të qenë vitin e ardhshëm mes më të mirëve të Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos