
Me anë të një deklarate, policia ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 39-vjeçarit Gergji Babu mbrëmjen e së premtes në Korçë.
Policia thotë se pista zyrtare e hetimeve është ajo e vetëvrasjes. Sipas policisë, 39-vjeçari i ka vënë flakën qëllimisht makinës, pasi e kishte spërkatur me benzinë dhe për rrjedhojë është shkrumbuar brenda saj.
“Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se: Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)