Spiropali-Berishës: Ke qenë shkak i plumbave të zbrazur dhe varreve të hapura

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 19:08 | Politikë
Spiropali-Berishës: Ke qenë shkak i plumbave të zbrazur dhe

Është përfshirë nga debati seanca e pasdites në kuvend, pas akuzave të kreut të PD-së Sali Berisha për dhunën e ushtruar ndaj tij më 6 dhjetor. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, teksa shprehu keqardhjen për dhunën ndaj kreut demokrat, i kujtoi këtij të fundit 21 janarin dhe Gërdecin, ngjarje këto që sipas Spiropalit, Berisha nuk ka shprehur asnjë keqardhje.

“Unë s’kam tagër ta këshilloj zotin Berisha, por ktheje kokën pas zhytu në kujtesën tënde dhe mundohu njëherë të thuash të vërtetën. Bëhu i sinqertë me veten dhe kujto se çfarë ke bërë vetë dhe do kujtosh fatkeqësisht se ke qenë shkak i plumbave të zbrazur, i varreve të hapura dhe gjakut në fytyrën e kundërshtarëve të tu, por në asnjë rast nuk ke ndjerë keqardhje për ta, kurse unë ndjehem e keqardhur në vend që të bënte siç i takon një analizë të gjuhës së dhunës që na çoi deri aty, ai bëri sërish të njëjtën gjë; gënjeu edhe për rrahjen e tij dhe e bëri me të njëjtin ton me të cilin mbante fjalime kur në 21 janar pretendonte se në bulevard ishin mbledhur vrasës që qëllonin njëri-tjetrin apo kur e shpalli Gërdecin sabotim të armiqve tanë, përdori të njëjtin ton e gjuhë të gënjeshtër që përdor sa herë ka problem me të vërtetën dhe vendin”.

Për Spiropalin, Berisha është politikani që ka dëshmuar më shumë dhunë në politikë e shoqëri dhe këtë tha ajo bëri edhe gjatë seancës së Kuvendit.

“Ndjeva keqardhje për ju zoti Berisha. Nuk do të doja kurrë ta shihja atë skenë në bulevardin e Tiranës dhe atë përgjakje në fytyrën tyre, nuk do ta dëshiroja atë skenë në ditën e samitit të BE por edhe në asnjë ditë të vitit, në asnjë vend e cep të Shqipërisë. Dikush ka kujtuar të kaluarën tuaj se je politikani që ka dëshmuar dhunë në politikë e shoqëri. E dëshmuat sot. Kanë përmendur faktin që keni goditur shumë kënd dhe keni përdorur dhunën si mjet për të arritur qëllimet tuaja. Ne jemi kundër dhunës edhe kur ajo kur drejtohet verbërisht kundër kundërshtarëve tanë. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes grushteve që godasin kundërshtarin dhe grushteve e plumbave që godasin mbështetësit tanë. Jemi kundër edhe kur dhuna shënon një politika që ka qenë president e kryeministër e drejtues i lartë në këtë vend, edhe kur ajo kthehet si monedhë që ndaj atij që nga kjo foltore ushtroi dhunë kundër të gjithëve ne. Vota është ndëshkuesi në politikë dhe drejtësia ai që bën fajtorë dhe jo dhuna”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos