Korrupsioni i zyrtarëve të lartë, Balla: PS nuk ndërhyn, SPAK është i lirë të hetojë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 16:33 | Politikë
Korrupsioni i zyrtarëve të lartë, Balla: PS nuk ndërhyn,

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla preferoi të mos komentonte nëse kishte prova të reja për përfshirjen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj tek inceneratorët, pasi sipas tij kjo çështje është ende nën hetim nga SPAK.

“Ne nuk komentojmë asnjëherë çështje që janë nën hetim. Kur ngrihet një akuzë standardi është që kërkoja prokurorisë, gjykatës ta hetojë. Ky duhet të jetë standardi. Për këtë çështje janë disa hetime që po zhvillohen nga SPAK. Besoj që drejtësia do t’i shkojë në fund kësaj çështje dhe le të lëmë drejtësisë të bëjë punën e vet. Çdo ndërhyrje nga ana jonë kushdo qoftë, nuk i bën pavarësisë.”

Balla u pyet edhe për daljen e tij në përgjimet e organeve te drejtësisë në Elbasan disa vite më parë.

“Fakti që i shkoj vete drejtësisë standard më të mirë nuk ka. Uroj që çdo politikan të bëjë të njëjtën gjë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos