“U krye mrekullia e Shqipërisë në shekullin XXI”, Berisha: Jemi në mision që të shpëtojmë vendin

Nga A2 CNN
22 Maj 2022, 23:13 | Politikë
“U krye mrekullia e Shqipërisë në shekullin XXI”,

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike, në një fjalim nga selia blu, deklaroi se procesi i sotëm zgjedhor në PD “do të regjistrohet si mrekullia e vërtetë e shekullit XXI”.

“U krye! U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë e Shqipërisë në shekullin XXI. Jam i përulur dhe jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që në një hark kohor të shkurtër ngadhnjyen si njerëz të lirë, në një proces që do të regjistrohet si mrekullia e vërtetë e shekullit XXI. 31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë, në vizitën e tij historike, Jim Baker, do u thoshte shqiptarëve se do të ishin të lirë që të zgjidhnin udhëheqësit e tyre. Anëtarët e Partisë Demokratike, njerëz të lirë të këtij vendi, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm, ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre”, tha Berisha në fjalimin e fitores.

“Mirënjohje për të gjithë anëtarët që sot lanë të gjitha detyrimet e tyre dhe votuan për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, por kam bindjen se së bashku do t’ia dalim. Jemi në një mision që të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/22/asnje-surprize-sali-berisha-ne-krye-te-pd-pas-9-vitesh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos